Site icon PORTALB

Gentës i bllokohet kënga në ‘Youtube’

Genta Ismajli

Genta Ismajli

Këngëtarja e estradës sonë, Genta Ismajli, ka publikuar këngën e saj më të re, që titullohet “Maje”, këngë kjo që u lansua në edicionin e 16-të, të “Këngës Magjike”.

‘Maje’ është pritur shumë mirë nga fansat e saj që janë të shumtë dhe vetëm pas dy ditëve të publikimit ka shkuar në 100 mijë klikime në kanalin ‘Youtube’. Por, gëzimi Gentës i mbeti në fyt. Kjo pasi kënga e saj është bllokuar nga disa persona të “pandërgjegjshëm”, ashtu siç i quan edhe vet këngëtarja.

Genta përmes një postimi në ‘Facebook’ u ka premtuar fansave të saj se kjo këngë do rikthehet shumë shpejt në këtë kanal.

Exit mobile version