Valon Krasniqi – drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme – ka thënë se vetëm këtë vit nga Kosova drejtë BE-së janë larguar 14 mijë qytetarë. Sipas tij, shumica e tyre janë nga Ferizaj, Shtimja, Lipjani e Gjakova.
“21 mijë qytetarë janë larguar vitin e kaluar”, ka thënë Krasniqi për Klan Kosova, duke shtuar se arsyet e largimit janë faktorët ekonomikë dhe socialë.