Site icon PORTALB

Shpallen të rinjtë fitues për biznes planet më të mira, prijn një femër

Të rinjtë fitues për biznes planet më të mira

Të rinjtë fitues për biznes planet më të mira

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot shpalli fituesit  e pesë planeve më të mira të biznesit,  në manifestimin e dytë me rradhë që u zhvillua në kuadër të projektit Gara e biznesit “Bëhu me perspektivë-fillo biznesin tënd”, që u organizua nga Ministria e Ekonomisë. Ministri Neziri para të pranishmëve në eveniment, tha se qëllimi i kësaj gare, është nxitja e frymës sipërmarrëse në mesin e të rinjve,  përmes përgatitjes së studentëve dhe të sipërmarrësve të rinjë për fillimin e një biznesi.

“Projekti u realizua në dy faza. Në fazën e parë studentët dhe të sipërmarrësit e rinj potencial aplikuan me ide të biznesit, me çrast në këtë thirrje publike arritën gjithsej 56 aplikacione, komisioni i selektoi 40 ide më të mira të biznesit, të cilët e kaluan trajnimin e përbërë nga 13 module me qëllim që të jenë në mënyrë adekuate të aftësuar për përcjelljen e ideve në planin e biznesit”, theksoi ministri Neziri, duke shtuar se në fazën e dytë të projektit, të rinjtë aplikuan me plane konkrete të biznesit, ku nga 29 aplikacione të parashtruara 19 aplikacione kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

Pas evaluimit të kryer, Komisioni për përgatitjen e Thirrjes Publike dhe për evaluim dhe për zgjedhjen e planit më të mirë të biznesit bëri një ranglistë duke selektuar 5 plane më të mira të biznesit të cilat sot u shpërblyen. Prandaj, në kuadër të këtij projekti, Ministria e Ekonomisë ka paraparë ndarjen e shpërblimeve në të holla-vauçerë për pesë plane më të mira të biznesit: shpërblimi i parë në vlerë prej 330.000 denarë, shpërblimi i dytë në vlerë prej 230.000 denarë, shpërblimi i tretë në vlerë prej 140.000 denarë, shpërblimi i katërt në vlerë prej 100.000 denarë dhe shpërblimi i pestë në vlerë prej 60.000 denarësh.

Besarta Xhoni e fitoi vendin e parë me planin e saj të biznesit „Make your mobile happy with battery full“, ndërsa vendi i dytë i takoi Nikolla Nikollovski për planin e tij të biznesit “Zgjidhje për shtëpi të zgjuar”. Petar Ninovski e fitoi shpërblimin e tretë për planin e biznesit „BBP Academy The future of E-learning“, nërsa Ana Minovska e fitoi vendine  katërt për planin e biznesit “Inovacioni, kreativiteti, mobiliteti”, vendin e pestë e fitoi Pançe Ribarski për planin e biznesit “Kopshti i zgjuar”.

Exit mobile version