Për shkak të intervenimeve që do ti kryej EVN Maqedoni, sot për një periudhë të caktuar nuk do të ketë rrymë në disa lagje të Shkupit.
Nga ora 8:30 pa rrymë do të mbeten banorët e fshatit Lubanci, ndërsa nga ora 9 deri në orën 13 banorët e komunës së Ilindenit dhe pompa e benzinës Makpetroll në Ilinden.
Prej orës 10 deri 13, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e rrymës në rrugën ‘Kiçevska’, në komunën e Gjorçe Petrovit dhe rrugës Garsija Lorka në Shuto Orizare.
Pa rrymë do të mbeten edhe shfrytëzuesit e rrymës në bulevardin ‘Mitropolit Teodosij Golloganov’ dhe rrugës ‘Jurij Gagarin’ në komunën e Karposhit.