Site icon PORTALB

Si ta ruajmë martesën…

Si ta ruajmë martesën...

Si ta ruajmë martesën...

Harrojini përplasjen dramatike të dyerve dhe hidhërimet për shkak të çorapëve të palara të hedhura gjithandej nëpër dhomë. Frustrimin mbajeni për vete, nëse dëshironi të jetoni e lumtur me princin tuaj gjithë jetën, mu sikur në përrallë. Së paku kështu thonë ekspertët.

Këshilla më e mirë të cilën e japin personat e sprovuar, kur është fjala për jetën në martesë, është që të mësoni shkathtësinë e shmangies së konfliktit. Si duket, çelësi për martesë sa më të gjatë (jo domosdo edhe i lumtur) është që të jesh e qetë.

Kjo këshillë është në kundërshtim me atë që zakonisht na këshillojnë të bëjmë në martesë apo në jetën e përbashkët, – të jemi të sinqertë dhe të kemi komunikim të hapur. Mirëpo, psikologët thonë se si për çiftet e vjetra kjo mënyrë është më e mira që qetësia të ruhet pas shumë vitesh hidhërimesh dhe grindjesh.

Shkencëtarët kanë hulumtuar zhvillimin e 127 çifteve të martuara dhe gjatë trembëdhjetë vjetëve i kanë xhiruar debatet 15-minutëshe midis tyre, duke i analizuar se çfarë komunikimi kishin.

“Ka mundësi që mosha dhe kohëzgjatja e martesës kanë rol në shmangie më të madhe të konflikteve”, konkludon autorja kryesore e hulumtimit, doktoresha Sara Holi, nga Universiteti Shtetëror i San-Franciskos.

Edhe nëse jeni në fillim të lidhjes apo në fillim të martesës, martesa afatgjatë nuk është diçka që duhet kuptuar lehtësisht. Një studim pak më i vjetër ka treguar që “tradhtia” është momenti në të cilin më nuk e ndieni kiminë e zjarrtë e cila ka rrymuar midis jush, por është shkaktari kryesor për divorc, madje edhe më i madh se tradhtia!

Exit mobile version