Institucionet të gjejnë mekanizma me të cilat do ti shmangin këto raste të vdekjes të emigrantëve në Maqedoni dhe më shumë të përkushtohen në plotësimin e të drejtave të emigrantëve dhe personave të tjerë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, reagojnë nga shoqata e juristëve të rijë.
“Është shqetësuese kjo dukuri e rasteve të vdekjes dhe emigrantëve të lënduar nëpër aksidente hekurudhore në vend. Gjatë dy javëve të fundit shtatë persona nga Siria dhe Afganistani e kanë humbur jetën në këtë mënyrë”, thonë nga shoqata.