Në Argjentinë të gjithë e njohin sepse ka drejtuar ekipin e NeWell’s old Boys, por për publikun shqiptar, imazhi i Gerardo Martinos lidhet me stolin e kombëtares së Paraguajit, me të cilin në botërorin 2010 arriti deri në cerekfinale, ku u eleminua nga Spanja, ndërsa në 2011 ishte finalist i Copa America.
Por cili është realisht trajneri i ri i Barcelonës? 51 vjecari, ka lindur në Rozario, në qytetin e yllit të ri të skuadrës së tij Mesi, dhe interesant është fakti se pavarsisht se fanellën e klubit të Newells Old boys të këtij qyteti e ka veshur gjithashtu dhe Maradona, ai cilësohet nga tifozët si futbollisti më I madh që ka luajtur ndonjëherë për këtë ekip.
Për Martinon, nuk do të jetë hera e parë që do të ketë lidhje me Barcelonën, pasi ai ka luajtur me ngjyrat blaugrana, vetëm se me ato të Barcelonës së Kuitos. Në karrierën e tij si trajner ka lënë më pak shenjë sesa si futbollist, përjashto ecurinë me Paraguajin, aq sa në vitin 2007 u shpall dhe trajneri më i miri I vitit në Amerikën e Jugut. Barcelona mund të cilësohet padyshim maja e karrierës së tij si teknik, një sfidë të cilën nëse arrin ta fitojë, do ta katapultojë në histori, përkrah emrave të tjerë të mëdhenj të këtij klubi gjigand.