“Më jepni një ëndërr në të cilën të jetoj,
Pasi realiteti është duke më vrarë..”
James Douglas Morrison, Jim Morison (8 dhjetor, 1943 – 3 korrik, 1971), ishte kantautor, poet, shkrimtar dhe prodhues filmash amerikan. Ai njihet kryesisht si figura kryesore e grupit të muzikës The Doors dhe është konsideruar gjerësisht si një nga personalitetet më tërheqëse të historisë së muzikës rock. Ai ishte gjithashtu autori i një sërë librash me poezi si dhe regjisor i një dokumentari dhe i një filmi me metrazh të shkurtër.