M.GJ dhe D.N të akuzuar se kishin vjedhur telefonin celular të bashkëshortes së zv.kryeministrit Zoran Stavrevski, në mungesë provash janë liruar nga akuzat.
Tani shteti duhet të zhdëmtojë dy persona që u gjykuan padrejtësisht, në një proces që zgjati 6 vite e gjysmë.
Vjedhja kishte ndodhur në gusht të vitit 2007, në parkingun e QT “Skopjanka” në Aerodrom, ku ishte parkuar makina e zonjës Stavrevska, me çantën ku ndodhej telefoni dhe gjërat e tjera brenda.
Pak ditë pas ngjarjes, M.Gj dhe D.N u morën në pyetje si të dyshuar, pasi telefoni i vjedhur u lokalizua tek ata.
Edhe pse gjatë marrjes në pyetje, dy të dyshuarit thanë se telefonin e kishin blerë në Bit Pazar nga një person që ia dinin edhe emrin, prokuroria vendosi të ngrinte aktakuzë ndaj tyre.
6 vite më vonë, prokuroria vendosi t’i lirojë ata nga ndjekja, sepse nuk arriti të sigurojë provat e nevojshme.
Për pasojë, shteti detyrohet t’u paguajë dy personave shumën prej 1.300 euro, si dhe të mbulojë shpenzimet e avokatëve në vlerë 2 mijë euro.