Kryeministri Nikolla Gruevski në lajmet në TV ALFA ka biseduar për dallimet mes testimit ekstern dhe provimit shtetëror.
Siç theksoi kryeministri, bëhet fjalë për një provim shtetëror e jo testim ekstern dhe theksoi se është e dukshme që dikush po manipulon me studentët.
“Provimi shtetëror është diçka që zbatohet në shumë vende të Evropës-Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari, më shumë se 100 vjet dhe jep rezultate të shkëlqyeshme. Me provimin shtetëror vërtetohet nëse student ka njohuri minimale që të kalojë provimin, e jo nëse vlerësimi është real apo jo siç është me testimin ekster. Qëllimi është të shihet nëse ka njohuri për 6. Nuk është me rëndësi a ka marrë 7,8,9 apo10 por vetëm se a ka njohuri minimale”, deklaroi kryeministri.