Pas njohjes së Palestinës nga qeveria zvicerane, nga parlamneti britanik, ai spanjoll dhe irlandez dhe një hapjeje të kujdesshme ndaj kësaj teme nga Italia, nga Gjermania ka ardhur një “Jo” e thatë.
Vetë Angela Merkel ka thënë se është një gjest politik joproduktiv njohja e shtetit palestinez.
“Njohja e Palestinës në mënyrë të njëanshme nuk na çon në rrugën e njohjes së dy shteteve”, deklaroi kancelarja gjermane në Berlin.
Kancelarja gjermane theksoi se Gjermania është e vendosur të mbajë gjallë dialogun mes dy palëve, pra mes izraelitëve dhe palestinezëve, por nuk foli për ndonjë njohje të mundshme të shtetit palestinez nga Berlini zyrtar./albeu