Site icon PORTALB

Lëvizja “Besa” telegram ngushëllimi për vdekjen e Ambasadorit Bushati

Levizja Besa

Lëvizja Besa

Pas vdekjes së ambasadorit shqiptar në Maqedoni, Petrit Bushati letër ngushëllimi ka dërguar edhe Lëvizja “Besa”. “Dje me keqardhje morëm lajmin e hidhur se Ambasadori Shqiptar në Shkup, z. Petrit Bushati, ka ndërruar jetë. Me këtë rast më lejoni që në emër të Këshillit Nismëtar për themelimin e Lëvizjes BESA, t’jua shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe kolegëve të tjerë të Ambasadorit, ndërsa ju lutem që ato t’ia përcillni edhe familjes së Ambasadorit të ndjerë.

Megjithëse shërbeu në Shkup një kohë të shkurtër, prania e tij në Maqedoni e ktheu imazhin e rëndësisë së madhe që ka diplomacia shqiptare në Shkup, andaj edhe vdekja e tij sigurisht paraqet një humbje jo vetëm për juve si Ministri dhe për shtetin shqiptar, në përgjithësi, por edhe për neve shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët në figurën e Ambasadorit Bushati identifikonim shtetin shqiptar”,thuhet në telegramin e ngushëllimit të Lëvizjes “Besa”.

Exit mobile version