Site icon PORTALB

Berisha-Ramës: Edhe Enveri të ngrihet nga varri s’të ndihmon dot

Sali Berisha

Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i referohet sërish pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve në protestën e djeshme. Në një status në faqen e tij në rrjetin social Facebook ai shkruan se populli e ndryu në bunker kreu e qeverisë Edi Rama. Sipas Berishës edhe nëse diktatori Hoxha ngrihet nga varri nuk e shpëton dot më kryeministrin.

“Edvin besove se me shtetin tënd policor mund të trembje si etërit tuaj barbar shqiptarët, por gabove fatalisht! Ata sot janë njerëz të lirë! Populli dje të shporri, të ndryu në bunker. Edhe Enveri yt të ngrihet nga varri nuk të shpëton dot! Mire je aty, merr ushqime dhe mall, prehu në vetmi si kufomë politike në shtratin e atit tënd mizor, Hitlerit shqiptar”, shkruan Berisha në profilin e tij. /albeu

Exit mobile version