Juventusi gati të blejë një shqiptarë
Elseid Hysaj është një hap larg një nga transferimeve më të bujshme për futbollistët shqiptarë. Skuadra e Juventusit është duke e menduar seriozisht emrin e tij për afatin kalimtar të janarit duke parë që Asamoah është dëmtuar dhe Evra ka shumë vështirësi të përshtatet në modulin me të cilin luan Allegri.
Sipas lajmeve që publikuan mediat italiane, Hysaj pëlqehet shumë nga Allegri i cili ka biseduar me drejtuesit e tij dhe ka dhënë OK-in për këtë transferim. Marrëdhëniet e Juventusit me Empolin janë shumë të mira dhe transferimi i tij nuk është i pamundur.