Site icon PORTALB

OSBE: Ligji i ri për media do të përdoret për heshtje të mediave

Dunja Mijatoviq

Dunja Mijatoviq

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq sërish ka shprehur shqetësime për dispozitat problematike të propozim ligji për media i cili tani më është në procedurë parlamentare.

“Duke e pasur parasysh gjendjen e lirisë së mediave në vend, jam e brengosur se legjislativa do të përdoret për heshtjen dhe për kufizimin e lirisë së mediave” tha Mijatoviq, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Ajo i ka shkruar ministrit të informatikës dhe administratës, Ivo Ivanovski duke i vendosur në spikamë disa probleme kyçe të cilat duhet të revidohen me ligj, e që kanë të bëjnë me Agjencinë për media dhe dënimet e majme për gazetarët.

Exit mobile version