Ndërron jetë ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati, sot u nda nga jeta. Prej disa kohësh, diplomati shqiptar vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ministria e Punëve të Jashtme do të zhvillojë ditën e hënë një ceremoni në nder të ambasadorit Bushati.
Diplomati Bushati u emërua ambasador në Maqedoni në fillim të vitit 2014. Petrit Bushati ka qenë ambasador në Suedi në vitin 1988-1991, më pas nga 1997-2001 ka shërbyer në ambasadën e SHBA, ndërsa nga 2002-2006 ka qenë ambasador i Shqipërisë në Beograd.