Në internet qarkullon xhirimi i vajzës 11 vjeçare nga Jemeni, e cila ka treguar se familja e saj insiston në martesën e saj.
Nada Al-Ahdal (11) nga Jemeni ka ikur tek daja, pasi familja i kishte thënë se duhet të martohet. Ajo ka thënë se e kanë kërcënuar ta vrasin, nëse nuk pranon të martohet.
Në xhirimin e postuar në internet ajo thotë se më parë do të vritej se të bënte atë që kërkohet nga ajo.
Në rajonin ku jeton Nada, janë të shpeshta martesat e aranzhuara, prandaj ajo thekson se pikërisht për këtë, shumë të rinj përcaktohen për vetëvrasje.
“I vranë ëndrrat tona. Vranë gjithçka në ne. Nuk ka mbetur asgjë. Ky është një krim i pastër”, thotë ajo. /Telegrafi/