Renova i dha tri herë “ujë” Vardarit

Vardari e përjetoi disfatën e parë në kampionat, ndërsa këtë si dhuratë e mori nga KF Renova, e cila e deklasoi duke e mundur me rezultat 3:0

“Gjipspunuesit” treguan se janë kundërshtar i papërshtatshëm dhe ekip stabile, edhe pse ditë më parë pësuan disfatë në kuadër të Kupës së Maqedonisë nga Vardari me rezultat 3:1. Goli i parë ishte vepër e Izair Emini, Agron Memedi shënoi nga pika e bardhë, ndërsa Emini i dha vulë kësaj fitore për rezultatin 3:0.
Në ndeshjen tjetër të Ligës së Parë, Rabotniçki e ka mundur Bregallnicën me rezultat 4:0.

Nësër në program janë duelet Sileksi – Shkëndija, Teteksi – Pelisteri dhe Metalurgu – Horizont Turnova. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button