Site icon PORTALB

Thaçi uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit

Menduh Thaçi

Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në emrin e tij dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare ua uroi gjithë shqiptarëve festën e 22 nëntorit “Dita e Alfabetit Shqip”.

“Sot  përkujtojmë 106 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip, një fitore e madhe që bashkoi shqiptarët anë e mbanë botës me një shtyllë të fuqishme të gjuhës dhe shkollës shqipe.

Është obligimin i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do ta forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve.

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip”, thuhet në telegram urimin e PDSh-së

 

Exit mobile version