Site icon PORTALB

Apple heq fjalën ‘falas’ nga App Store

Apple, motori ekonomik

Apple hoqi fjalën “falas” për disa nga aplikacionet dhe lojërat e saj në dyqanin virtual të aplikacioneve, iTunes App Store. Butoni “Falas” për aplikacionet dhe lojërat është zëvendësuar me fjalën “GET”.

Ky ndryshim është bërë ngaqë këto aplikacione falas përmbajnë brenda tyre blerje të tjera. Në muajin korrik të këtij viti, Google nënshkroi një marrëveshje me Komisionin Evropian që të mos i quajë më aplikacionet “falas” nëse ato ofrojnë brenda tyre blerje të tjera.

Exit mobile version