Site icon PORTALB

Përkujtohet Olldashi, mungon Basha e Berisha

Sokol Olldashi

Përkujtohet Olldashi

Familjarë, të afërm, deputetë të Partisë Demokratike, gazetarë dhe dashamirës janë mbledhur në përkujtim të njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, ku binte në sy mungesa e kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryetarit të demokratëve, Sali Berisha.

Ceremonia përkujtimore e quajtur “Me Sokolin” u drejtua nga deputetja demokrate, Majlinda Bregu dhe në të merrnin pjesë edhe figura të tjera të njohura të PD-së si Mesila Doda, Oerd Bylykbashi, Astrit Patozi, Aldo Bumçi, por edhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, miqësia e të cilit me Sokol Olldashin ishte publike.

Astrit Patozi do të deklaronte se ceremonia ishte organizuar për të mbledhur njerëzit më të afërt të të ndjerit.

“Sokol Olldashi i mungon Partisë Demokratike, edhe pse ajo e ka një kryetar. Ai i mungon edhe qeverisë edhe pse ajo e ka një kryeministër”, u shpreh Patozi. / Top Channel

Exit mobile version