Besoj se për procesin e integrimit është thelbësore të kapërcehet në afat sa më të shkurtër dhe Komisioni të vazhdojë punën e tij, ku ndërprerja e punës së Komisionit rezultoi pas dorëheqjes së Kryetarit të Komisionit, pasi që e njëjta do jetë subjekt i vlerësimit nga ana e Komisionit Evropian në raportin e vjeshtës për progresin e Republikës së Maqedonisë dhe nëse nuk tregojmë progres në atë drejtim, kjo mund të ndikojë negativisht në vlerësimin që do të marrim në pjesën e kritereve politike.
Kështu shprehet zv/kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi në kumtesën e tij lëshuar mediave.
“Formimi i komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit, është një nga aspektet themelore të marrëveshjes politike nga 1 marsi i cili u arrit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rishikoj rrethanat që sollën deri te këto ngjarje dhe do të përgatisë një raport objektiv” thekson ai.
“Komisioni u përcaktua me konsensus mes faktorëve të prekur politikë dhe në periudhën e kaluar Komisioni punoi vazhdimisht me qëllim që në afat sa më të shkurtër të përgatitet raporti. Kjo poashtu u pëshëndet nga Komisioni Europian si një sinjal pozitiv dhe kurajo që të identifikojnë arsyet që çuan deri në ngjarjet e 24 dhjetorit dhe të adresohen në mënyrë të përshtatshme, shkruhet në kumtesën e Fatmir Besimit. /Portalb