Site icon PORTALB

“Mjaftojnë 4 minuta ushtrime për tu ndjerë në formë”

“Mjaftojnë 4 minuta ushtrime për tu ndjerë në formë”

Një hulumtim i ri tregon se mjaftojnë 4 minuta në ditë për të qenë në formë, pa patur nevojën e palestrës.

Studiuesit realizuan një provë, ndërmjet dy grupe njerëzish. Grupi i parë përbëhej nga njerëz të shëndetshëm, por joaktiv dhe mbipeshë të cilët kryen një ushtrim të quajtur “4 x 4” trajnim, i përbërë nga një total prej gjysmë ore me ushtrime me intensitet të  lartë.

Grupi i dytë kryen vetëm 4 minuta ushtrime me intensitet të lartë, 3 herë në javë. Në fund të eksperimentit të stërvitjes së 4 minutave rezultoi një përmirësim prej 10% të fuqisë së aerobisë, ndërsa për trajnimin e zgjatur, përmirësimi ishte 13%.

“Dallimi mes të dy llojeve është minimal, ndaj çdo person joaktiv mund të zgjedhe mënyrën më të lehtë për të filluar të ndihet më mirë.

Exit mobile version