Site icon PORTALB

Stuhi dëbore në SHBA, 5 viktima në Bufalo

Stuhi dëbore në SHBA

Stuhi dëbore në SHBA

Të paktën pesë persona kanë vdekur në Bufalo të Shteteve të Bashkuara, për shkak të stuhisë së dëborës që përfshiu mëngjesin e djeshëm qytetin.

Shumë zona në jug të qytetit, në shtetin e Nju Jorkut, që ndodhen pranë ujëvarave të Niagarës, janë mbuluar thuajse nga 2 metra dëborë në më pak se 24 orë.

Sipas mediave amerikane, tre persona humbën jetën nga atake kardiake teksa pastronin dëborën, një tjetër pas një aksidenti rrugor, ndërsa i pesti është gjetur i vdekur në automjetin e tij të mbuluar komplet nga dëbora.

Rreth 50 për qind e Shteteve të Bashkuara është mbuluar tashmë nga shtresa e bardhë, ndërkohë që një valë tjetër i ftohti pritet në orët e ardhshme në Miduest dhe në veri-lindje të vendit, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Kombëtar.

Në disa zona trashësia e dëborës ka kaluar brenda pak orësh nivelin prej 1 metër e gjysmë, ndërsa temperatura gjatë natës ka qenë minus 7 gradë.

Temperatura të ulëta janë regjistruar edhe në Florida, ku ka arritur në -6 gradë, si dhe në Hauai, ku në Mauna Kea dhe në Ishullin e Madh kanë arritur në 0 gradë.

Meteorologët kanë paralajmëruar se vala e ajrit të ftohtë do të vazhdojë deri ditën e enjte, të paktën në Miduest dhe në veri-lindje, ndërkohë që në jug temperaturat do të jenë të qëndrueshme./TCH/

Exit mobile version