Site icon PORTALB

Lavrov: Kerry më tha të mos ua vë veshin deklaratave të Obamës për Rusinë

Sergei Lavrov dhe John Kerry

Sergei Lavrov dhe John Kerry

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje atij që “të mos ua vë veshin” deklaratave të presidentit Obama për Rusinë.
“Jo shumë kohë më parë, kam pasur një bisedë me John Kerryn dhe e kam pyetur atë se çka nënkuptojnë të gjitha këto deklarata të Obamës. Ai mu përgjigj: mos ua vër veshin”, ka thënë Lavrov, transmeton Express.

Këto komente ai i ka bërë në lidhje me atë se presidenti Obama, i ka përmendur aksionet e fundit të Rusisë si një kërcënim global.

Exit mobile version