Policia e Tetovës dje ka dënuar 15 persona të cilët nuk kanë respektuar rregullat e këmbësorëve në trafik, njofton TetovaSot
Në këto aktivitete të policisë së Tetovës, tetë këmbësor kaluan në semaforin e kuq, gjashtë kanë ecur mes rrugëve, dhe një jashtë trotuarit.
Tetë prej tyre që shkelën ligjin u dënuan me gjobë nga 25 Euro, ku edhe kanë marrë ftesë për mësim të komunikacionit, ndërsa gjashtë të tjerë vetëm vërejtje me shkrim thuhet në raportin e lëshuar nga Policia e Tetovës