Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka bërë matematikën e tij. Në një intervistë për mediat Bullgare ai ka thënë që në Maqedoni jetojnë mbi 35% shqiptarë.
“Gjithë kohës theksojmë që Shqiptarët duhet të jenë pjesë e institucioneve dhe pjese e jetës demokratike. Dua të theksoj që tre përqind e Serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se sa 35% e Shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Mendoj që liderët e Shqiptarëve në Maqedoni dhe qeveria e Maqedonisë në tërësi duhet të bisedojë se si ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit”, ka deklaruar Hashim Thaçi për një radio nacionale Bullgare gjate vizitës së tij te kryeministri Bullgar, Plamen Oreshanski. /Portalb