Site icon PORTALB

4 gjeste të thjeshta për të shmangur gripin

E sëmurë nga gripi

E sëmurë nga gripi

Kujdeseni për veten, por serish nuk e shmangni dot gripin? Studimet tregojnë se ka disa gjeste te thjeshta te cilat mund te na forcojnë imunitetin.

Lani shpesh duart? Mbroheni nga i ftohti? Edhe pse mund te kujdeseni për veten, serish nuk e shmangni dot gripin. Studimet tregojnë se ka disa gjeste te thjeshta te cilat mund te na forcojnë imunitetin. Zbulojini cilat janë.

Probiotiket janë miqtë me te mire

Disa baktere te zorrëve janë te domosdoshme për një funksionim te mire te sistemit imunitar. Probiotiket, te cilët rregullojnë ekuilibrin ndërmjet baktereve te mira dhe te këqija, mund t’iu mbrojnë nga infeksionet. Mund t’i merrni nëpërmjet kosit apo edhe drithërave.

Beni shpesh aktivitet fizik

Personat qe bëjnë çdo dite nga pak aktivitet fizik sëmuren me rralle se te tjerët. Ushtrimet stimulojnë sistemin imunitar duke na mbrojtur nga infeksionet si dhe na largojnë stresin.

Konsumoni produkte qe përmbajnë zink

Një studim ka treguar se marrja e zinkut për 5 muaj me radhe mund te ule rrezikun për t’u prekur nga gripi. Nga ana tjetër ky përbërës ul simptomat e atyre qe mund te jene te prekur dhe përshpejton shërimin e te rriturve.

Exit mobile version