Gjoba prej 150 deri 500 euro janë parashikuar për persona juridik dhe fizik të cilët pasi një periudhë janë kujdesur për kafshën shtëpiake dhe më pas e lënë atë në rrugë. Këto ndryshime janë paraparë me ndryshimet e Ligjit për kafshët.
Me zgjidhjen e re ligjore që duhet të hyjë në funksion nga viti i ardhshëm parashikohet regjistrimi i shtëpive të kujdesit dhe shitoreve për kafshë shtëpiake në Maqedoni. Shtëpitë e kujdesit dhe shitoret më së voni deri në muajin nëntor të vitit të ardhshëm duhet të dorëzojnë në Agjenci kërkesë për regjistrim.
Nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve thonë se është mirë që ligjet janë shkruar por është pikëpyetje se si do të implementohen ato.