Site icon PORTALB

Milionat vazhdojnë të derdhen, pushteti ndërton ‘Shkupi 2014’

Ndërtesa e Prokurorisë

Ndërtesa e Prokurorisë

370 mijë euro plotësuese do të harxhohen deri në përfundimin e objektit të ri në stilin barok të Prokurorisë publike dhe Policisë financiare që ndërtohet përgjatë lumit Vardar në sheshin e Shkupit, njofton Tv Nova. Shuma e përgjithshme me para buxhetore është mbi 14 milionë euro. 

Është kjo një marrëveshje para dy muajsh mes kompanisë ndërtimore “Beton” dhe Shërbimit qeveritar për punë të përbashkëta, ndërsa bëhet fjalë për aktivitete që janë me rëndësi për përfundimin e projektit “Shkupi 2014”. 

Ndërtesa administrative e Prokurorisë publike dhe Policisë financiare e cila shtrihet në sipërfaqe prej 9.620 metra katrorë filloi të ndërtohet në tetor 2010, ndërsa lëshimi në përdorim i saj vonon një vit e gjysmë.

Exit mobile version