Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, qëndron sot në Kiev.
Ai pritet të takojë presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe kryeministrin Arseniy Yatsenyuk, me të cilët do të bisedojë për zgjidhjen e krizës në lindje të këtij vendi.
Agjencia Tass raporton se Steinmeier do të qëndrojë sot edhe në Moskë, ku do të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Të hënën, qeveritë e Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë sanksione të reja kundër separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Megjithatë, ato nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap të ri kundër Rusisë, e cila thuhet se mbështet ushtarakisht separatistët.