Moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut. Më tepër reshje do të ketë në pjesët perëndimore, ndërsa do të fryjë erë e dobët nga jugu.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me reshje të dobëta dhe me intensitet mesatar të kohëpaskohëshme të shiut . Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 15 gradë Celsius.
Të mërkurën pritet në më shumë vende reshjet e shiut të jenë të mëdha, ndërsa në male të larta me mundësi që pasdite të ketë reshje të dëborës.