Site icon PORTALB

Capital T paralajmëron këngën ‘Kur Fol Zemra’

2po2 dhe Capital T

2po2 dhe Capital T

Viti që po lëmë pas ka qenë njëri ndër periudhat me të suksesshme në karrierën e reperit Capital T. Gjatë kësaj periudhe kohore, ai ka ardhur me disa këngë solo dhe bashkëpunime të cilat kanë qenë mjaft të dëgjuara dhe kanë grumbulluar shumë klikime në kanalin ‘Youtube’.

Por Capo nuk po ndalon me kaq. Ai shumë shpejt do ta sjellë edhe këngën e tij me të re të quajtur ‘Kur Fol Zemra’. Kënga do të ketë edhe videoklip i cili pritet të jetë shumë interesant. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ me mbishkrimin “#KurFolZemra official video / së shpejti”.

Exit mobile version