Qeveria ka propozuar një ligj në të cilin mes tjerash parashihet që gjatë kalimit të një punësuari nga një institucion në një tjetër obligative dhe kusht të jetë që vetë i punësuari të pajtohet me ndërrimin e vendit të punës dhe punëdhënësit, obligim që deri tani nuk ka qenë prezent në ligj.
“Deri tani, ka pasur mjaftuar arritja e marrëveshjes mes organeve udhëheqëse të institucioneve, institucionit që merr të punësuarin dhe institucionit nga i cili merret i punësuari. Ndërkohë tani, përveç marrëveshjes mes punëdhënësit të ri dhe atij të vjetër, nevojitet pajtim edhe nga i punësuari konkret. Ndryshimet pritet që së shpejti të hyjnë në procedurë parlamentare” tha sot zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.
Ndryshimet e ligjit përfshijnë të punësuarit në Ndërmarrjet Publike që kryejnë punë administrative, normativo-juridike, punë statistikore, çështje kadrovike, materialo-financiare dhe kontabiliteti.