Pajisja e parë Android Wear nga Sony është ora Sony SmartWatch 3, e cila mund të blihet në Google Play Store. Sony SmartWatch 3 u prezantua në panairin IFA 2014 të zhvilluar në Berlin.
Nëse doni të keni një pajisje inteligjente në kyçin tuaj të dorës, ora inteligjente e Sony-t është e duhura, që mund ta blini për 249.99 dollarë. Sony SmartWatch 3 është pajisja e pestë Android Wear që gjendet në Google Play Store. Ajo vjen me GPS dhe rrjetin Wi-Fi, veçori që nuk gjenden tek orët e tjera.
Karakteristika të tjera të kësaj ore janë edhe procesori ARMv7 me katër bërthama me shpejtësi 1.2 GHz, ekrani 1.6 inç me rezolucion 320×320 pikselë, 512MB RAM, NFC, GPS dhe bateri me kapacitet 420mAh. Kjo orë ka marrë certifikimin IP68, që do të thotë se është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit.