Site icon PORTALB

Revolta e qytetarëve për ajrin e ndotur zbret sërish në qendër të Tetovës (FOTO- VIDEO)

Revolta e qytetarëve zbret sërish sot në qendër të Tetovës kundër ndotjes së ajrit, nën organizim të shoqatë joqeveritare “EcoGuerilla”

Qindra tetovarë marshuan sot nga qendra e Tetovës nëpër rrugët kryesore të qytetit, në vazhdimësi të protestave të filluara më parë si reagim ndaj ndotjes enorme të ajrit dhe neglizhencës së qeverisë ndaj ndotësit të madh Jugohromit.

Mes debate të ashpra dhe nevojës për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për përkrahje më të madhe të protestave kundër ndotjes së ajrit, qytetarët kërkojnë nga autoritete të ndërmarrin masa të menjëhershme për mbylljen e fabrikës së Jugohromit.

Ne mesin e protestuesve kishte edhe personalitete të jetës politike dhe kulturore. profesori i kulturës fizike, Miftar Ziberi bëri thirrje për presion më të madh nag vetë qytetarët për të mbyllur dyert e Jugohromit.

Profesori i Ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti, tha se arsyet që shtron qeveria për mos mbylljen e Jugohromit, nuk qëndrojnë në aspektin ekonomik.

“Aspekti social i 1000 të punësuar, por edhe sikur të jenë disa herë më shumë nuk mund të jetë arsye për të helmuar qindra mijëra banorë. është mëkat të shohësh nga lartësia ajrin e ndotur që ka kapluar gjithë luginën e Pollogut. Tek ne po praktikohen standarde afrikane, prandaj sektori civil duhet të jetë më aktiv kundër ndotjes së ajrit”, tha Bexheti.

Exit mobile version