Site icon PORTALB

Studentët mjekësisë pranë USHT-së, zhvillojnë fushatë kundër diabetit

Fushate kunder diabetit ne Tetove

Fushate kunder diabetit ne Tetove

Studentët e fakultetit të mjekësisë pranë USHT-së, me rastin e ditës ndërkombëtare kundër diabetit, në qendër të Tetovës kanë organizuar një fushatë senzibilizuese me qytetarët për sëmundjen e diabetit.

Kryetari i grupit shkencorë Arben Meqellara, thotë se dëshirojnë që të ngrisin vetëdijen e qytetarëve për sëmundjen e diabetit, nëpërmjet verifikimit të shenjave të para, nevojës së kontrollit të sheqerit në gjakë dhe kryerjen e dietave të shëndetshme për trajtimin e kësaj sëmundje.

 

Studentët e fakultetit të mjekësisë, nëpërmjet psoterave të mëdhenj të vendosura në qendër të Tetovës, u përgjigjen qytetarëve të interesuar për të ditur më shumë rreth kësaj sëmundje dhe masat që duhet të ndërmer cdo qytetarë kundër diabetit.

Exit mobile version