Nuk kaluan shumë ditë dhe Soni Malaj zbuloi të tjera detaje të këngës me të re.
Surprizë ka qenë fakti që Soni nuk do të vijë e vetme në këtë këngë, por do të jetë një bashkëpunim me këngëtarin e njohur arab Saad Ramadan.
Këngëtarja ka ngacmuar ndjekësit e saj të rrjetit social “Facebook”, duke i pyetur se sa prej tyre ishin duke e pritur hitin e ri në bashkëpunim me Saad Ramadanin.
Statusin, Soni e shoqëronte edhe më një foto që pozonte krah këngëtarit.