Site icon PORTALB

As Ebola nuk e rrezikon BDI-në!

Venhar Ramadani

Venhar Ramadani

Ky shkrim është vetëm një tekst që përmbledh fjalët tuaja që ju nuk keni se ku e si t’i publikoni, nuk keni se ku i shpalosni dhe nuk keni ku t’i nxjerrni që dikush tjetër të jua lexoj apo dëgjoj. Ky shkrim është edhe për të çliruar frikën që e keni krijuar, për të zhveshur interesin nga qëllimet tuaja që për fat të keq sot lidhen ngusht me të mirat materiale dhe sigurimi i komoditetit që nuk është gjë tjetër përveç se një rehati ku ju do të shijoni rrogën shtetërore dhe një pleqëri me një pension me të cilin nuk do i paguani as faturat e ujit. Ky shkrim është për (o)pozitën në Maqedoni. Ky shkrim është i lidhur me pushtetin dhe me propagandat që i bën politika. Ky shkrim është për ju, për mua dhe për të gjithë fëmijët tanë.

Lajmi aq i mirë se në Maqedoni nuk ka Ebola ishte një çlirim për çdo familje që kishte frikë se kjo e keqe do të na vdesë të gjithëve. Rizgjedhja e organeve të njejta në opozitën shqiptare në Maqedoni ishte çlirim dhe vazhdim i mandateve për pushtetin. Të ju them të drejtën, Ebola për mua është sëmundje që ska lidhje me imunitetin dhe trupin e njeriut. Ebola është vetëm një sëmundje tipike sezonale në Afrikë me emër të ndërruar dhe e plasuar në tregun e hutisë mediale nga propaganduesit si tipi i Edward Bernays, për të përqëndruar vëmendjen e opinionit publik. Ebola si sëmundje ngjitëse, e krijuar nëpër studiot e mediave ka si për qëllim edhe shitjen e barnave dhe e gjithë kjo inicohet nga kompanitë farmaceutike. Me fjalë të tjera dhe thënë më thjesht, Ebola nuk është sëmundje e re dhe e rrezikshme dhe nuk mund të gjendet në Maqedoni dhe në Evropë. Ebola është preteks për të orientuar opinionin publik dhe për të mbushur buxhetin e kompanive farmaceutike.

Ky zullum që ndodh në Maqedoni nuk mund të kontrollohet nga asnjë shqiptar. Ky zullum në Maqedoni i ka shumë thellë rrënjët dhe daton që nga viti 2001. Ky zullum që shteti ua bën qytetarëve është vetëm kthim i marrëveshjeve të ri-nënshkruara nga pushtetet nga viti 2001. Ky zullum neve na vjen si dhuratë për dëgjueshmërinë që funksionarët tanë të kësaj dekade ia bëjnë maqedonasve në pushtet. Pa dalluar radhë dhe ngjyra politike, të gjithë në një thes që sa më parë duhet të pastrohet që të mos kutërboj.

Gjithmonë sipas mjekëve që flasin për karakteristikat e Ebolës, ne kemi informata se Ebola sulmon imunitetin e njeriut dhe e dobëson atë deri në 70% gjë që e bënë trupin të pa fuqishëm për të krijuar qeliza tjera imunitare. Shumë e dhimbshme kjo. Por për të nxjerrën fijen aty ku dua, thellë besoj se ashtu si Ebolën që e krijojnë dhe e përditësojnë kinse është sëmundje, në Maqedoni pushteti e stimulon opozitën që të duket se gjithçka është në rregull. Kinse opozita kritikon, kinse krijohet debat, kinse bëhen kundër deklarata dhe kinse ka një klimë demokratike ku sundon e drejta e lire e shprehjes. Gjithçka fillon dhe mbaron me kinse, duke krijuar realitet artificial.

Gjithçka është e kurdisur ndërsa ne që e flasim atë që e ndjejmë, pa u ndikuar nga askush, jemi vetëm një ‘’insekt,, që bën bzzz në një veturë me dritare të zeza, me muzikë turbo tallava që vozitet nga një tullac i cili me shumë besnikëri ndonjëherë edhe këndon duke bërë jasha shef jasha. I gjithë ky skenar i bëhet një të privilegjuari të shoqërisë sonë i cilin nën petkun e pushtetit mendon, ahh bre kush ia ver veshin atij (neve). E gjithë kjo mundësohet nga opozita që çdo ditë, shumë e më shumë varret nga pushteti. Në pamundësi për ta rrëzuar me metoda demokratike ato i krijojnë krahë, duke marrë lëvoret që i kanë tepruar pushtetit.

Të nderuar lexues, prap e them se ky është mendimi juaj të cilin e dëgjoj në rrugë, kafene, çajtore, autobus, nëpër vetura por edhe në zyra shteti nga administratorë të dëshpëruat. Unë vetëm i mbledh mendimet tuaja dhe i tuboj duke i lëshuar nëpër kanale të ndryshme për t’i publikuar, që ju t’i lexoni dhe të ndjeni një kënaqësi momentale por duke shikuar rreth e rrotull që mos të ju sheh dikush që jeni kënaqur me këto fjalë që i lexuat më nalt. Pra me shumë përgjegjësi e them se opozita në Maqedoni është instrument i pushtetit për të ngritur mitin se sa të fortë janë ata. Gjithashtu opozita është edhe katalizator indirekt i njerëzve që tek tuk e ngrenë zërin se janë të revoltuar nga pushteti. Menjëherë këto individë shpallen si të paguar nga opozita dhe gjithçka mbaron këtu, zërat e revoltuar ndalen pasi të gjithë i shohin si jo objektiv dhe jo të besueshëm, e bile edhe të paguar nga qarqe të errëta.

Exit mobile version