Site icon PORTALB

Bosnje: 11 të arrestuar për rekrutime në Siri dhe Irak

Bosnje, 11 të arrestuar për rekrutime në Siri dhe Irak

Bosnje, 11 të arrestuar për rekrutime në Siri dhe Irak

Agjencia Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje e Bosnje e Hercegovinës ka arrestuar 11 persona në kuadër të operacionit “Damask”.

Të gjithë të arrestuarit dyshohen se kanë lidhje me financimin, organizimin dhe rekrutimin e shtetasve boshnjakë, për të shkuar në Siri dhe Irak dhe, rrjedhimisht, për të marrë pjesë në konfliktet e këtyre dy vendeve, duke luftuar në anën e grupeve dhe organizatave terroriste.

Aksioni, me urdhër të prokurorisë, është zhvilluar në rajonet e Sarajevës, Zenicës, Kaknjas, Maglajas dhe Zhivinicës./ REL

Exit mobile version