Site icon PORTALB

Blloku pret deri të premten

Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj

Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj

Partitë politike nuk kanë asnjë plan konkret për konstituimin e shpejtë të Kuvendit të Kosovës.
PDK është e vendosur që pa marrëveshje politike të mos shkojë në Kuvend, ndërsa partitë opozitarë po presin që partia në pushtet të lëshojë pe dhe ta thërrasë seancën.

Kësisoj, as heqja dorë e LAN-it për postin e kryeparlamentarit nuk e ka ndihmuar zhbllokimin e situatës.

Partitë e bllokut do të presin deri të premten dhe nëse deri atëherë PDK nuk e thërret seancën, atëherë me shumë gjasë liderët e katër partive do të mblidhen të premten dhe do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.

Por, burime të gazetës kanë thënë se në këtë takim, blloku do të hapë edhe temën e ndjeshme të riformulimit të marrëveshjes, sipas së cilës Ramush Haradinaj nuk do të jetë më i propozuari i tyre për kryeministër, pasi që këtë post po e synon LDK-ja me Isa Mustafën.

Anëtari i kryesisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ka pajtueshmëri në mes të partive të koalicionit për votimin e kandidatit të PDK-së për kryetar të Kuvendi. Ky veprim, sipas tij, është i mjaftueshëm për të konstituuar Kuvendin.

Exit mobile version