Site icon PORTALB

Prej sot fillon me punë agjencia e lajmeve “Meta.mk”

Prej sot fillon me punë agjencia e lajmeve “Meta.mk” (www.meta.mk).

„Meta.mk“ do të jetë burim i informacioneve profesionale për opinionin e gjerë, mediumet, institucionet dhe kompanitë, dhe në mënyrë profesionale do të raportojë për të gjitha aspektet nga zhvillimi i Maqedonisë lidhur me politikën dhe ekonominë, por edhe për ngjarje nga rajoni dhe bota”, informojnë nga Agjencia.

Në fokus të „Meta.mk“ do të jetë gjithçka që është e lidhur me jetën e përditshme të qytetarëve të Maqedonisë, dhe kryesisht për ngjarjet politike, ekonomike dhe sektorit civil.

„Meta.mk“ do të jetë burim i informacioneve për dhe rreth Maqedonisë në kontekstin më të gjerë për integrimet në NATO dhe BE dhe do të punojë në atë që lajmet të jenë më të dukshme për institucionet e interesuara, agjencitë dhe mediat jashtë vendit.

Grupi i „Meta.mk“ do të raportojë në gjuhën maqedonase ndërsa së shpejti edhe në gjuhën shqipe dhe angleze. Marrja e informative do të jetë pa pagesë për mediat e vendit për një periudhë të caktuar kohore.

Exit mobile version