Më të larta për 0,1 për qind në krahasim me muajin e kaluar, janë çmimet e shërbimeve hotelierike në korrik të këtij viti kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Rritje është shënuar në grupet e ushqimit për 0,2 për qind, pijet alkoolike për 0,4 për qind dhe pijet joalkoolike për 0,1 për qind.
Çmimet e shërbimeve hotelierike në korrik të këtij viti, në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak, janë rritur për 2,1 për qind.
Në gjashtë muajt e parë të vitit është shënuar rritje e çmimeve të shërbimeve hotelierike prej 1,1 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërkohë që në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2012 çmimet janë rritur për 0,8 për qind.