Edhe në emigrant afrikan ka humbur jetën në aksidentin e radhës hekurudhor në Maqedoni.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur kur një tren për transportin e mallrave që lëvizte nga Gjevgjelia për në Tabanoc ka përplasur një person të panjohur, që dyshohet së është emigrant i huaj ilegal. Autoritetet akoma po idenfitikojnë viktimën dhe identitetin e tij.
Kjo është viktima e katërt në aksident hekurudhor brenda 10 ditëve në Maqedoni.