Site icon PORTALB

Policia serbe shpërndan tubimin e radikalëve kundër Edi Ramës

Forcat e policisë serbe kanë qenë tejet të mobilizuara dhe alerte ndaj incidenteve të mundshme në Beograd. E gjithë autostrada që të çon nga aeroporti në Pallatin e Serbisë, ku Rama u prit nga Vuçiç ka qenë e mbushur me uniforma blu.

Edhe një protestë e vogël me rreth 100 njerëz përballë selisë së qeverisë serbe, përpara se kryeministri Rama të mbërrinte aty, u shpërnda me dhunë nga policia. Duket se deri tani të gjitha autoritetet serbe janë të preokupuara që t’i shmangin incidentet.

Shtypi i përditshëm gjithashtu duket se është ruajtur për të mos i hedhur benzinë zjarrit. Asnjë nga gazetat nuk e ka në faqen e saj të parë vizitën e sotme të Ramës. Me shqetësim nga gazetarët serbë këtu pritet vetëm konferenca e shtypit në ora 12.15. Burime pranë qeverisë shqiptare bëjnë të ditur se kryeministri Rama ka një plan B nëse gjatë konferencës homologu i tij Vuçiç, përmend provokimet me Shqipërinë e Madhe apo me incidentet në stadium. Deri më tani vetëm gjatë konferencës pritet të ketë një ballafaqim më pak se miqësor mes dy kryeministrave.

Exit mobile version