Site icon PORTALB

MPB: Zjarri në ndërtesën e qeverisë është shkaktuar nga kabllot elektrik

Zjarri ne ndertesen e qeverise

Zjarri ne ndertesen e qeverise

Zjarri që shpërtheu sot rreth orës 9.00 në zyrën e jashtme të krahut të tretë të objektit qeveritarë, ka qenë pasojë e një kabllo elektrike që ka ndezur izolimin.

Ministria e Punëve të Brendshme, pak orë pas zjarrit në Qeveri, ka njoftuar opinionin se shkak për këtë incident janë punimet ndërtimore që po kryhen jashtë godinës. 



MPB thotë se zjarri ka rënë gjatë vendosjes së hidroizolimit në kullën me numër 4. 

Punonjësit e ndërtimit kanë disa muaj që po punojnë në vendosjen e një fasade të re, në stil barok, të godinës së Qeverisë. 

Komandanti i njësisë së zjarrfikësve të Shkupit, Bllagoja Mankovski, tha se zjarri ka shkaktuar dëme të vogla dhe nuk është lejuar që të përhapet në zyrat tjera.

“Kemi intervenuar me gjashtë vetura dhe 15 zjarrfikës. Zjarri është shuar dhe tani policia hulumton shkaqet e zjarrit”,thaMenkovski.

Të punësuarit në qeveri thonë se është ndierë një erë jo e mirë dhe më pas janë aktivizuar alarmet e zjarrit.

Exit mobile version