Site icon PORTALB

Vera e Ohrit: Moretti do të luajë Shumanin, Vagnerin, Listin Shopenin…

Moreti në Verën Ohrit

Moreti në Verën Ohrit

Sonte në orën 21, në kuadër të Verës së Ohrit, pianisti italian Maurizio Moretti do të mbajë koncert në kishën katedrale Shën Sofija.

Ai do të luajë  veprat e Shumanit, Vagnerit, Listit, Shopenit, Debisit, Mompous dhe Bartokut.

Pianisti i njohur italian, Moreti është një nga përfaqësuesit më eminent të shkollës së njohur pianistike italiane. 

Gjatë karrierës së tij, ai ka performuar në sallat më prestigjioze evropiane, duke qenë pjesëmarrës në shumë koncerte në botë.

Moretti është drejtor artistik i disa festivaleve në botë, ndërkohë që punon edhe si profesor pianoje në Konservatoriumin e Kaljarit, në festivalin e njohur “Kusacu”,  Akademinë japoneze, si dhe profesor klasëve për master nëpër gjithë botën.

Exit mobile version