Sa i përket seancës së nesërme të Parlamentit për marrjen e mandateve të deputetëve opozitarë grupi Parlamentar i BDI-së, nuk ka ndonjë konstatim paraprak për shkak se bëhet fjalë për procedura ligjore të definuar në rregulloren e Parlamentit. Sipas kryetarit të grupit Parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, do të pritet rrjedha e ngjarjeve gjatë ditës së nesërme.
Kryetari i grupit Parlamentar të BDI-së, Talet Xhaferi, thotë për Portalb se marrja e mandateve të deputetëve të opozitës është një çështje ligjore që më së shumti varet nga vullneti i opozitës.
Ndërsa sa i përket, seancës së nesërme, sipas Xhaferit, diskutimi për marrjen e mandateve të deputetëve nuk është një çështje që do të hidhet në votim dhe në këtë mënyrë nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim që do të varej nga BDI.