Site icon PORTALB

Sela: Aksionet policore kanë për qëllim të frikësojnë shqiptarët

Ziadin Sela - Bogovine

Ziadin Sela - Bogovine

Kryesuesi i lëvizjes për reformim të PDSH-së Ziadin Sela, ka theksuar se aksionet policore që shoqërojnë inspektorët kanë për qëllim që të frikësojnë popullatën shqiptare. Sela ka akuzuar se ky ëshët aksion që realizohet nga Nikolla Gruevskit,  Menduh Thaçit, dhe Ali Ahmeti.

“Nuk është qëllimi i mbylljes së bizneseve të shqiptareve, por qëllimi është frikësimi i shqiptarëve.  Sa më tepër të rrezikohen Menduhi dhe Aliu aq më tepër Gruevski  do ti çojë forcat speciale, Drejtorinë e të Hyrave Publike, inspektoratin e punës dhe të gjitha me radhë”, u shpreh para banorëve Sela.

Ziadin Sela u shpreh se nëse  Lëvizja do të marr legjitimitetin në dorë me automatizëm do ti ndalojë këto aksione policore me maska në bizneset shqiptare.

“Do të vjen dita që do ta marrim legjitimitetin në dorë, dhe do të ndërpresim me automatizëm këto kontrolle, këto shefa  sektorësh  të cilët nuk i dinë  se ka nis aksioni dhe nuk e dinë e kujt është aksioni i DHP-së apo i MPB-së” u shpreh Sela.

Exit mobile version