Pas thirrjes para disa dite për të ndihmuar pesë fëmijët jetim të Llaushës së Podujevës, të cilët kanë humbur të dy prindërit dhe jetojnë në kushte të rënda financiare, yjet e futbollit shqiptarë, Granit dhe Taulant Xhaka, kanë bërë hapat e parë.
Të dy këta, kanë ndarë pesë mijë euro për këta pesë fëmijë, ndërsa këtë donacion sot e ka dhuruar në Llaushë, babai i tyre, Ragipi. Lajmi konfirmohet nga Imami i një xhamie në Podujevë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’. Familja Xhaka, shquhet për atdhe dashurinë, dhe gjithmonë kanë qenë të gatshme për të ndihmuar nevojtarët në Kosovë.